Engel: BE-ja e di që i keni plotësuar kriteret për viza, do të vazhdojë t’u bëjë presion

Aktuale

Engel: BE-ja e di që i keni plotësuar kriteret për viza, do të vazhdojë t’u bëjë presion

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:58
Eliot Engel ka qenë sot pjesë e ceremonisë së përurimit të objekti i ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka qenë sot pjesë e ceremonisë së përurimit të objekti i ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, në kuadër të festimit të 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Ai ka thënë se SHBA-ja do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës.

“Populli i Kosovës e meriton që të trajohet si të gjitha vendet përreth jush, e kjo do të thotë liberalizim i vizave, do të thotë që të keni mundësi për të udhëtuar në shtetet e BE-së pa viza dhe të keni një rrugë të qartë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropinan”, ka thënë Engel.

"BE-ja e di se ju i keni plotësuar kriteret dhe shpresoj që së shpejti do t’i hapë dyert për ju. Unë do të vazhdoj t’u bëj presion”, ka shtuar më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat