U brengos që amerikanët e lanë në këmbë Haradinajn, vjen reagim kundër Haxhiut: O Baton zeza...

Aktuale

U brengos që amerikanët e lanë në këmbë Haradinajn, vjen reagim kundër Haxhiut: O Baton zeza...

Nga: A.ZH Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:46
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, nuk ishte në mesin e liderëve që mbajtën fjalim dhe prenë shiritin e ndërtesës

Mos ulja e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj në mesin e liderëve që morën pjesë në inaugurimin e Ambasadës së re të Amerikës në Prishtinë, ka brengosur drejtorin e Klan Kosovës Baton Haxhiun.

E duke komentuar për këtë, analisti politik Leon Duhanaj, ka kritikuar Haxhiun, duke thënë se ai “aq fortë ishte zhgënjyer me amerikanët, sa ishte gati t’iu shpallte luftë” për Haradinajn, përcjell Bota sot.

Duhanaj ka thënë se po të ishte ambasada ruse, Haxhiu do të intervenonte dhe nuk do të lejonte që Haradinaj të mos ulej në vendin e merituar.

Por, ai ka pyetur Haxhiun se nga i erdhi “dashuria” për kryeministrin Haradinaj.

Ndryshe, në inaugurimin e Ambasadës morën pjesë kongresmeni amerikan Eliot Engel, ambasadori amerikan Phillip Kosnett, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Edhe pse ishte i pranishëm në përurim, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, nuk ishte në mesin e liderëve që mbajtën fjalim dhe prenë shiritin e ndërtesës.

Reagimi i Duhanajt pa ndërhyrje:

Fort e kishte pasë brengosur Baton Haxhiun, mosulja në rënd të parë e Kryeministrit Haradinaj në kuadër të ceremonisë festive, me rastin e inaugurimit të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Aq fort ishte zhgënjyer me amerikanët, sa që u duk i gatshëm t'iu shpallë luftë. hahah

O Baton zeza, amerikanët edhe të dera me na lanë, ne nuk brengosemi, sepse e dimë mirë se cila është qasja e tyre ndaj Kosovës.

Me siguri që me pas qenë Ambasada ruse, ti kishe me intervenu dhe nuk kishe me leju që Kryeministri mos me marrë vëndin e merituar. Spo di, kah të erdhi kjo dashni për K. Haradinaj se!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat