Diplomati gjerman Ishinger: Evropa nuk mund të pres që Beogradi e Prishtina të arrijnë te zgjidhja

Aktuale

Diplomati gjerman Ishinger: Evropa nuk mund të pres që Beogradi e Prishtina të arrijnë te zgjidhja

Nga: Fatmir Beka Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:28
Ilustrim

Dy dekada pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosova, zgjidhja politike mes Beogradit dhe Prishtinës edhe më tutje është larg dhe e vështirë e arritshme në situatën e frustruar të regjionit, këtë e ka thënë diplomati gjerman dhe kryesuesi i Konferencës së Mynhenit për siguri Volfganag Ishinger duke theksuar se “ marrëveshja e Dejtonit “është shembull i mirë i aplikimit në dialogun e Beogradit me Prishtinën”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai këtë qëndrim e ka shprehur në portalin “Politiko” në tekstin autorial “Plani i rrugës për Ballkan” ku thekson se Evropa nuk mund të lejoj vetës të shpresoj se problemi do të zgjidhet ndërsa “problemi i pazgjidhur “ në zemër të Evropës përbënë rrezik gjeostrategjik posaçërisht në lëvizjet e tashme globale.

Ai vlerëson se dy palët mudn të dalin me “zgjidhje autonome” të problemit siç kanë bërë Greqia dhe Maqedonia, por Evropa duhet të ofroj planin që duhet të përcillet me vendosmëri.

Plani i Dejtonin i vitit 1995 ndonëse nuk është i përkryer në kuadrin e funksionimit të shtetit është shembull i mirë që duhet aplikuar në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshja u arrit me vendosjen e kontakt grupit mes akterëve.

Ishinger mendon se BE “ jo vetëm që duhet të marr rolin udhëheqës por edhe të koordinoj akterët tjerë si Uashingtoni dhe Moska, që kanë interesat e tyre në regjion ".

"Evropa duhet të insistoj në nxjerrjen e disa kushteve.  Kosova duhet të pajtohet me pozitën koherente biseduese dhe të heq taksën që ka vendos. Serbia duhet që të ndaloj fushatën globale “kundër njohje” të pavarësisë së Kosovës dhe bllokimin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare ", ka thënë Ishinger.

Ai përkujtoi se Merkel dhe Makron tubuan liderët në Berlin në prill por në ato bisedime nuk u arrit ajo q ëi duhet regjionit – plani real për integrimin e tyre në strukturat e BE-së.

"Franca dhe Gjermania e dinë se nuk mund të shpresojnë se kontesti mes Beogradit dhe Prishtinës do të zgjidhet dhe regjionit mos të i ofrohet mundësia e bisedimeve për bashkëngjitje  BE-së “ tha Ishinger duke shtuar se nëse tash i dërgohet sinjali pozitiv, takimet  e ardhshme mund të jenë me frustrime edhe armiqësi të shtuar ",përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat