Major Nazif Ramabaja me letër emocionuese për Rrok Berishën

Aktuale

Major Nazif Ramabaja me letër emocionuese për Rrok Berishën

Nga: Major Nazif Ramabaja Më: 6 korrik 2019 Në ora: 22:47
Rrok Berisha dhe Major Nazif Ramabaja

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Bashkëluftëtarit, gazetarit dhe poetit të njohur, Rrok Berisha, i cili me kontributin e tij la mbresa të pa shlyeshme në kundërshtimet e tija nëpërmes shkrimeve politike gjetë apartheidit i cili ushtrohej nga regjimi serb, si gazetar në RTP gjatë fundviteve të shtatëdhjeta, kohës së okupimit klasik dhe rrenimit të Autonomisë, rezistëncës së Armatosur gjatë lufës së 98-99 si dhe veprimtarine e tij në liri nëpërmes prononcimeve dhe shkrimeve si gazetar i guximshëm, korekt duke e pasqyryar të vërtetën në mënyrë objektive të argumentuar nëpërmes nxjerrjeve të fakteve me të vetmin qëllim për ta zbardhur të vërtetën e hidhur dhe demantuar gënjeshtrat e kulluara të cilat nëpërmes propagandës së pa parë kishin helmuar shoqëinë tonë.

Të rikujtoj se figura e Rrrokut behet edhe më madhore kur njësitet operative të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës zbarkuan në Rrafshin e Dukagjinit nëk komandën e oficerit dhe ushtarakut Madhor Kolonel Tahir Zemajt, Rroku përveq pritjes që u beri këtyre njësive zbashku me bashkëveprimtar të Lugut të Baranit pa hezitim u kyq drejtë për s’e drejti në luftën clirimtare duke e ushtruar detyrën e shefit në sektorin e informimit pran shtabit të njësive operative të Brigadës 131 në Baran.

Për kontributin e tij të dhënë në kuadër të shtabit të brigadës 131-të në cilësinë e shefit për sektorin e informimit dhe tëre veprimtarinë gjatë luftës i kamë nda mirënjohje të posaqme si kujtim i veprimtarisë së përbashkët në kohërat më të vështira të zhvillimit t’e ngjarjeve luftarake në kuadër të institucioneve duke respektuar dhe njohur Presidentin Ibrahim Rugova për komandant të FARK-ut, Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës për qka edhe ishim në shënjestër të grupimeve kriminale.

Rroku me vëllëzërit e tij Mëhillin dhe Stefanin gjatë operacioneve luftarake kishin leshuar shtëpinë e tyre në Glloxhan të Pejës për nevoja të takimeve të njësiteve operative brigadës 131-të dhe strukturavet ë UCK-së si dhe strehimin e të larguarve nga vatrat e luftës për kete forcar ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ja kishin djegur të tërën pas plaqkitjes dhe marrjes së orjendive shtëpiake ku kishin pësuar një dëm të konsiderueshëm material.

Rroku ishte i respektuar dhe kishte autoritet të lartë në Lugun e Baranit, për këte ishte zgjedhur deputet në parlamentin e Kosovës duke e kryer paralelisht detyrën e deputetit me ate të luftëtarit dhe informimit në zonën përgjegjëse të Brigadës 131-të.

Për veprimtarinë e tijë në kudër të institucioneve të Republikës së Kosovës shpesh herë bie ndesh me persona të pa përgjegjshëm dhe komandanta të vetëshpallur nga të cilët i rrezikohet jeta me likfidim po qe se Shefqet Kabashi ”Shullci” do e përfillte urdhërin për vrasjen e Rrrokut urdhër i dhëne nga kriminelet si ”pipi” apo Alush Agushi, për kete kishi dijeni gjatë asaj kohe dhe Rroku kishte informuar opinjonin për urdhër dhënjen e kryerjes së atetntatit ndaj tij, por që as prokuroria e as shoqëria se kishin mar me zeriozitet para njëzet viteve apo ishin të shantazhuar dhe frikësuar për ta denoncuar një veprim të tillë.

Për kete Rroku në qastet e fundit duke u ballafaquar me sëmundjen e rëndë një javë para se të ndërroj jetë në një bisedë që pata me te ma konfirmoi se Shefqet Kabashi kishte fol të vërtetën dhe se ai sdo të mirret me te për shkak të gjendjes shëndetsore, por që s´kishte mundur të mbetej i qetë, indiferent dhe disa ditë para se të shkoj në amshim në një prononcim të tijë e konfirmoi rastin duke i falemnderuar Shefqetit ”Jo pse se kishte vrarë, por që se kishte zbatuar urdhërin e një krimineli”.

Rroku dhe profesioni i tije gazetaresk ishin të nevojshëm në këto rrethana kohe për zhvillimin e një shoqërie të denjët, përparimtare dhe demokratike.

Jo prezenca e tij fizike do të jetë humbje e madhe në rend të parë për familjen, bashkeluftëtarët dhe bashkëveprimtarët, gazetarinë dhe opinionin publik., ngushllimet e mia më të sinqerta familjarëve, të afërmeve dhe miqve të mikut tim të afërt RRok Berisha
Zoti e bekoft Rrokun dhe familjen Berisha, për veprën dhe kuntributin e tij gjatë tëre jetës i cili su ndal kurr së vepruari para gjatë dhe pas luftës, i përjetshëm qoft kujtimi për te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat