Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka reaguar në lidhje me debatin në mes të partisë së tij dhe AAK-së duke thënë se LDK-ja nuk është ofenduese, linçuese e cinike sikur të tjerët.
“Reagimet përmes statusave në rrjete sociale në formë linçimi e arrogance, po tregojnë kjo qeveri i ka ditët e numëruara”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Postimi i plotë:
Me qenë solidar, durues e luftues të padrejtësive, çfarëdo qofshin ato, është vlerë e LDK’së. Por, kurrësesi nuk kemi me qenë ofendues, linçues e cinik sikur të tjerët. Reagimet përmes statusave në rrjete sociale në formë linçimi e arrogance, po tregojnë kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Përndryshe, pse po frikësoheni, nëse jeni në rrugë të drejtë? Pse po zhegiteni palidhje?!