Krasniqi: Me kriminelë si Daçiqi, nuk ka paqe në Ballkan

Aktuale

Krasniqi: Me kriminelë si Daçiqi, nuk ka paqe në Ballkan

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:58
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se me kriminelë si Daçiqi, nuk ka paqe në Ballkan, ngase, sic thotë ai, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq paska thënë se “Kosova është një pikë qendrore e paqëndrueshmërisë në të gjithë Ballkanin.

Krasniqi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Kushdo tjetër në Evropën Juglindore po ta thoshte ketë që po e thotë Daçiq, me të drejtë njeriu do të pyeste: Njeriu që i ka shqiptuar këto fjalë a është normal?, përcjell “Bota sot”.

Tutje, ai ka shkruar se, “Kjo është edhe një dëshmi tjetër se çdo masë që e kanë marrë e do ta marrin sot e nesër nga udhëheqësit e Kosovës ndaj Serbisë, e cila vazhdon të udhëhiqet nga këta kriminelë të dëshmuar si në kohë e po ashtu edhe në hapësirë, do të jenë jo vetëm të drejta por edhe të domosdoshme”.

Postimi i plotë:

Me Kriminelë si Daçiqi, nuk ka paqe në Ballkan

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq paska thënë se “Kosova është një pikë qendrore e paqëndrueshmërisë në të gjithë Ballkanin”. përcjell Gazeta Blic.

Kushdo tjetër në Evropën Juglindore po ta thoshte ketë që po e thotë Daçiq, me të drejtë njeriu do të pyeste: Njeriu që i ka shqiptuar këto fjalë a është normal? Po kush nuk e dinë se ku është “qendra e paqëndrueshmërisë në Ballkan”? Por, pasi kjo thuhet nga bashkëpunëtori e bashkëpartiaku i kriminelit më të madh të pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, Ivica Daçiq, për çmendurinë e tij nuk besoj që dyshon ndonjë njeri normal që ecën vertikalisht në ketë pjesë të Evropës.

Kjo është edhe një dëshmi tjetër se çdo masë që e kanë marrë e do ta marrin sot e nesër nga udhëheqësit e Kosovës ndaj Serbisë, e cila vazhdon të udhëhiqet nga këta kriminelë të dëshmuar si në kohë e po ashtu edhe në hapësirë, do të jenë jo vetëm të drejta por edhe të domosdoshme.

Me ketë sortë të njerëzve, para tyre, çdo varje e qafës, është dështim dhe nënshtrim!

Këta kriminel nuk njohin gjuhë e komunikim njerëzor! Prandaj, shpërbërja e ish Federatës Jugosllave është bërë me gjakderdhje të shumta.

Amnistia e tolerimi i këtyre njerëzve do të thotë: Mungesë të paqes, të lirisë, të perspektivës e të mirëkuptimit në Ballkan!
Ballkani e ballkanasit kanë perspektivë, por jo me këta kriminel në liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat