Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje ka zbardhur planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke thënë se prapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.
Ai ka deklaruar se Edi Rama, Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq, Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin po e përgatisnin ndarjen e Kosovës, por se kundër idesë së tyre është kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.
E duke komentuar këtë lajm, veprimtari Xehavt Rexhaj, ka thënë se edhe analistët kishin thënë se marrëveshja për ndarjen e Kosovës, ishte nënshkruarn në nëntor të vitit 2018, përcjell Bota sot.
Sipas tij, për këtë kishin raportuar edhe mediat botërore, ndërsa tashmë kryeministri Zaev e ka treguar punën e kryer.
Nisja e gjithë kësaj, siç ka thënë Rexhaj, ishte Colmari i Franës.
Reagimi i Rexhajt:
Disa nga ne analistët e vegjël kemi thënë se ndarja e Kosovës është nënshkruar në nëntor 2018. Shkruanin mediat botërore për takime sekrete, e veç budalla s’iu besojke, mes Vuçes e Hashës, me aminin e Ramës Erdoganit e Putinit. Punë e kryer mozomakeq, Zaevi po kallxon punën e kryer tashmë!
Nisja e gjithë kësaj ishte Colmari i Francës ku janë luajtur figurat e shahut.... të tjerat krrrrk.