“E turpshme, me ju ardhë marre, jeni bë si fëmija” - Bota Sot
“E turpshme, me ju ardhë marre, jeni bë si fëmija”

Aktuale

“E turpshme, me ju ardhë marre, jeni bë si fëmija”

Nga: N.Sh Më: 11 korrik 2019 Në ora: 08:49
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Posti i kryeministrit se cilës parti do ti takoj pas zgjedhjeve është bërë mollë sherri për LDK-në dhe VV-në.

Kështu vlerëson prof. Dr. Binak Maxharraj i cili shton se, këto dy parti janë bërë si fëmija kur e luajnë lojën gugjash.

Sipas tij, postin e kryeministrit duhet me ia lënë në dorë elektoratit.

Sipas profesorit, ajo parti që do ti fitonte shumicën e votave dhe të deputetëve i takon posti i kryeministrit.

Lexojeni shkrimin e Binak Maxharraj:

E TURPSHME, ME JU ARDHË MARRE..?!

Posti i kryeministrit “mollë sherri” për LDK-në dhe VV-në.

Janë ba si fëmija kur luajnë gugjash .Jeni ba si plakat e këqija qe hahen mes veti pa kurrgjë.

O mjerana partneriteti nuk krijohet me kushtëzime ne stilin jo unë jo te e duam postin e Kryeministrit

Posti i Kryeministrit nuk merret me zor e as nuk i falët njeri tjetrit.

Mos u hani me njeri tjetrin sipas situatës aktuale se cila ka me shumë deputet, ma shumë pati LVV para ikjes së reabelave, por tashti me shumë deputet ka LDK sipas situatës aktuale, por lejani këtë punë lë ta zgjidhë elektorati, votuesit kur te vijnë zgjedhjet. Ajo parti qe e fiton shumicën e votave dhe te deputeteve edhe i takon posti i Kryeministrit.

Për momentit është me e rëndësishme është te krijoni partneritet mes veti sepse për ju nuk është primare pozita e Kryeministrit, por duhet të jete primare rrëzimi i kësaj klase politike e cila e ka kap shtetin ne te gjitha segmentet e tij, qe u banë edhe hora dhe përralla e zotit në botë, askush spo i përfillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...