Shefja në shkuarje e EULEX-it, takohet me kryetarin e LDK-së

Aktuale

Shefja në shkuarje e EULEX-it, takohet me kryetarin e LDK-së

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:42
Pamje nga takimi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me shefen e misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.

Mustafa e falënderoi Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Papadopoulou falënderoi kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat