Abazi: Viktimat e gjenocidit të Srebrenicës janë vrarë me arsyetimin se po vriten turqit - Bota Sot
Abazi: Viktimat e gjenocidit të Srebrenicës janë vrarë me arsyetimin se po vriten turqit

Aktuale

Abazi: Viktimat e gjenocidit të Srebrenicës janë vrarë me arsyetimin se po vriten turqit

Nga: M.H Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:52
Haki Abazi

Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte që ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Lidhur me këtë ngjarje analisti politik, Haki Abazi, në rrjetin social Facebook ka shkruar që viktimat e gjenocidit të Srebrenicës janë vrarë me arsyetimin se po vriten Turqit dhe se ko politikë është vazhduar edhe sot duke bërë pazare me toka:

Postimi i plotë: 

Në përvjetorin e gjenocidit në Srebernicë

Nëse vetëm Serbët e Bosnjes, ashtu siç pretendohet të shkruhet historia, paskan qenë përgjegjës për vrasjet dhe gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, pyetja shkencore që duhet elaboruar është pse Slobodan Millosheviçi ka qenë atëherë nënshkrues i Marrëveshjes së Dejtonit. A është e mundur që para gjeneratës që sot është gjallë dhe mbanë mend mirë, ajo që ka ndodhur, të tentohet të kontrabandohet historia e urdhërave të dhëna nga Beogradi për pastrimin dhe ndryshimin e demogorafisë së BH nga territoret të cilat lidhen me Sanxhakun dhe në përzgjatje me Kosoven.

Kjo është arsyeja që për më shumë se 20 vjet më vështirë është me shku në Bosnje dhe me ardhë në Kosovë dhe anasjelltas, sesa me shku në cilindo vend Evropian apo edhe në Amerikë. Kjo strategji e izolimit të shqiptarëve dhe pamundësimit të pavarësisë së marrëdhënieve tregtare ekonomike të BH dhe është për të bërë të pamundur bashëkpunimin ekonomik në korridoret që nuk varen dhe nuk kontrollohen nga Serbia. Kjo është arsyja që edhe kalimi nga ana e Malit të Zi bëhet nëpermejt rrugëve të fshatit dhe shumë të vështira. Strategjia e izolimit dhe varësisë së BH ndaj Serbisë dhe kontrollit të tregtisë dhe komunikimit të mallërave dhe njerëzve nga Kosova në drejtim të Serbisë është embargo e pashpallur që Serbia në mënyrë strategjike e ka orekstruar dhe poashtu ka për qëllim zbrazjen e Saxhakut/ Pazarit të Ri. Kjo çështje duhet ngritur në CEFTA dhe në çdo forum ku politika e jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë ka çasje meqë është me interes strategjik komukimi i njerëzve dhe tregjeve, kjo që është vlerë e BE-së.

Viktimat e gjenocidit të Srebrenicës janë vrarë me arsyetimin se po vriten Turqit, ashtu e thotë i dënuari Hagës Ratko Mladiç, por kjo nuk ka të bëjë aspak me religjionin, e tëra ka qenë dhe eshtë strategji e pastrimit dhe kontrollit të korridoreve ekonomike dhe tregtare. Kjo politikë është vazhduar edhe sot duke bërë pazare me toka, por që strategjikisht në fakt janë pazare të cilat në konfigurimin e interesave strategjike kanë kontrollin e resurseve ekonomike dhe korridoreve strategjike të rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...