SHBA vazhdon mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë - Bota Sot
SHBA vazhdon mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë

Aktuale

SHBA vazhdon mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:44
USAID-i

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Kosovës.

Me këtë amendament zotohen 34 milionë dollarë shtesë nga Shtetet e Bashkuara, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara nga SHBA-të sipas marrëveshjes në 198 milionë dollarë, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga USAID.

Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetëqëndrueshmërisë. 

Kushtet e marrëveshjes përforcojnë parimin se përkushtimi i Kosovës ndaj agjendës së saj zhvillimore, përfshirë edhe përmes prioriteteve të saj buxhetore, është çelës i suksesit të Kosovës.

Ndryshe, nga viti 1999  USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë në mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës drejt vetëqëndrueshmërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...