Haradinaj në Kamenicë, takon fermerët dhe hap fushatën e korrje-shirjeve

Aktuale

Haradinaj në Kamenicë, takon fermerët dhe hap fushatën e korrje-shirjeve

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 07:52
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të vizitojë Komunën e Kamenicës.

Fillimisht, shefi i ekzekutivit kosovar do të vizitojë fermën e lopëve të fermerit Blerim Aliu në fshatin Zajqec, i cili është përfitues i programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës.

Po në këtë fshat, Haradinaj do të vizitojë fabrikën e ujit “Zajqeci”.

Më pas, kryeministri do të ketë një takim me fermerë në plantacionin e arrës në fshatin Kopërnicë, gjithashtu përfitues të programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës. 

Me këtë rast, në këtë fshat, Haradinaj do të bëjë edhe hapjen e fushatës së korrje-shirjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat