Osmani për karriget e grushtet në LDK: I kam thanë Mustafës, le të rrehen se po duken simpatikë, sidomos femrat

Aktuale

Osmani për karriget e grushtet në LDK: I kam thanë Mustafës, le të rrehen se po duken simpatikë, sidomos femrat

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:15
Naser Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani i ka quajtur simpatike rrahjet mes anëtarëve të partisë së tij, sidomos kur përfshihen femrat.

Osmani ka thënë se njeriu ka të drejtë të vetëmbrohet qoftë prej ndonjë grushti apo karrigeje.

Ai ka treguar se për çështjen e rrahjeve mes anëtarëve të partisë ka folur edhe me kryetarin Isa Mustafa.

Ai i ka kërkuar atij që t’i lejojë të rrahen, pasi në fund do të pajtohen.

Teksa ka komentuar rrahjen në Vushtrri, ai e ka quajtur simpatike, pasi aty janë përfshirë edhe femrat.

“Ki të drejtë nifar forme njeri duhet të vetëmbrohet, coftë prej ndonjë grushti a karrike, unë prapë mendoj që LDK është parti intelektuale, fatmirësisht që shumica e përbën LDK, është e kuptueshme që po ndodhin, i thashë Isa Mustafës le të rrehen e në fund të pajtohen, kjo rrahja kaniher më doket shumë simpatike, kjo që ke në Vushtrri ke simpatike puna e femrave”, ka thënë deputeti i LDK-së në T7

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat