Vulin i reagon ambasadorit gjerman për deklaratën se në Srebrenicë pati gjenocid

Aktuale

Vulin i reagon ambasadorit gjerman për deklaratën se në Srebrenicë pati gjenocid

Nga: F. B. Më: 12 korrik 2019 Në ora: 11:12
Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar në deklaratën e ambasadorit gjerman në Serbi, Tomas Shib se “në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi”, duke thënë se “nuk pranon që ambasadori i Gjermanisë të ju tregoj serbëve çka të mendojnë dhe të bëjnë, posaçërisht të ju tregoj çka është gjenocid” shkruan "Veçerenje novosti",  përcjell “Bota Sot”.

"Pas përvojës nga dy luftërat botërore, nuk i takon ambasadorit gjerman të ka tregoj çka duhet serbët të mendojnë dhe të bëjnë posaçërisht çka është gjenocidi” ka thënë Vulin.

Ai ka vlerësuar se populli serb ka përjetuar gjenocid dhe nuk ka bërë gjenocid. "Populli serb ka përjetuar gjenocid, por nuk e ka bërë, ndërsa shumë popuj më të mëdhenj këtë nuk mund të thonë", ka thënë ai.

Ambasador i Gjermanisë në Beograd, Tomas Shib, ka deklaruar se është “qëndrim i Gjermanisë dhe anëtarëve tjerë të BE-së se në Srebrenicë në vitin 1995 është kryer gjenocid dhe pret që Serbia të merr atë qëndrim dhe të pranoj atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat