Veseli pas mbledhjes së kryesisë flet për komisionin hetimor për listat e veteranëve - Bota Sot
Veseli pas mbledhjes së kryesisë flet për komisionin hetimor për listat e veteranëve

Aktuale

Veseli pas mbledhjes së kryesisë flet për komisionin hetimor për listat e veteranëve

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

(E plotësuar)-  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se iniciativa e tij për një Komision Hetimor për Listat e Veteranëve është për të mbrojtur emrin e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ndalë manipulimin e abuzimin në emër të saj.

Pas mbledhjes së kryesisë, Veseli tha se nuk do të lejojë që të vazhdohet me abuzime dhe që luftëtari i UÇK-së të jetë lëmoshë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë e kombit tonë. Statusi i luftëtarit të UÇK-së është i shenjtë. Askush nuk ka të drejtë me e mohu dhe as me abuzu në emrin e UÇK-së. Çdo veprim të cilin e bëj, edhe në këtë iniciativë, dëshiroj ta theksoj këtë mesazh tek qytetaret tanë e ne mënyrë të veçantë tek bashkëluftëtarët e mi: Ndjehuni krenar me luftën e juaj të cilën e keni bere për lirinë e vendit tuaj. Askush nuk mund ta mohoj kontributin e juaj. Kjo iniciativë ka të bëjë me i ndale zërat dhe manipuluesit të cilët janë duke u munduar të abuzojnë në emrin tuaj, sikurse edhe në emrin tim”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se nuk do të lejojë që veteranët të jenë lëmoshë, por ata të japin kontributin për vendin.

“UÇK –ja është e shenjtë, statusi i luftëtarit po ashtu. Shteti i Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës, dhe unë në çfarëdo pozicioni që jam nuk do të lejoj që luftëtari të jetë lëmoshë dhe statusi i tij të varet prej 170 eurove. Pas kësaj iniciative do të këtë edhe iniciativa tjera që do ta rregullojnë statusin e luftëtarit, që kanë të bëjnë me marrjen e përgjegjësisë, me jep kontribut, qoftë në çështjen e punësimit, qoftë në inkuadrimin në ndërmarrësi”, ka deklaruar Veseli para mediave.

***

Ka nisur të mbahet Mbledhja e sotme e Kryesisë së  Kuvendit të Kosovës.

Në të po marrin pjesë pos kreut te Kuvendit, Kadri Veselit edhe Xhavit Haliti nga PDK, Aida Dërguti nga PSD si dhe një përfaqësues i komuniteteve.

Dy partitë tjera opozitare LDK e VV e kanë bojkotuar këtë mbledhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...