Haradinaj: Duhet ta gjemë mënyrën për mbështetjen e prodhuesve

Aktuale

Haradinaj: Duhet ta gjemë mënyrën për mbështetjen e prodhuesve

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në sektorin e bujqësisë janë ndarë grande e subvencione por duhet gjetur një mënyrë për përkrahjen edhe të prodhuesve.

Haradinaj i ka bërë këto komente gjatë vizitës në fabrikën e ujit" Zajqeci" në fshatin Zajqec të Komunës së Kamenicës.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë që ka prodhimi vendor për zhvillimin e vendit.

Haradinaj: Duhet ta gjemë një mënyrë që të mbërrijmë edhe te prodhuesit

"Bëhet fjalë për ujin Zajqec, një ujë i njohur në këtë anë , një ujë që dikur populli e ka kthyer në mit me efekte të mira shëruese me të gjitha. Arsyeja pse jemi dal sot të Rrahimi Imeri dhe me pa këtë veprimtari prodhuese është që me dërguar një porosi që jemi të vetëdijshëm që është prodhimi ai që do ta mbaj popullin në vend, këtu është një zonë kufitare dhe malore dhe është shumë vështirë për të hapur vende të punës dhe për ta mbajtur popullin këtu , njëkohësisht për ta mbajtur rininë në të ardhmen kërkohet një perspektivë..... është e vërtet që në sektorin e bujqësisë janë ndarë grande e donacvione, ka subvencione dhe përkrahje por ne duhet ta gjemë një mënyrë që të mbërrijmë edhe te prodhuesit si ky rast, është një rast i sigurtë nëse kësaj kompanie i japim një përkrahje, sigurojmë vende të punës në këtë malësi”, tha Haradinaj.

Ndërsa nga kompania ‘Zajqeci’ ka folur menaxheri i kësaj kompanie, Sabri Gagica. Ai tregoi për nevojat që ka kjo kompani.

Gagica: Kemi nevojë për një mbështetje

"Kemi filluar biznesin para një viti e gjysmë me mundësi vetanake. Jemi të kënaqur me sasinë dhe cilësinë e ujit por kemi nevojë për një mbështetje për ta rritur kapacitetit dhe njëherit edhe fuqinë punëtore, ne kemi nevojë për depo, kemi nevojë për makinën që i fryen dhe kemi nevojë për një makinë tjetër. Vendi është, kapaciteti është nëse bëhen këto sigurisht edhe 10 punëtorë, për momentin i kemi 10 punëtorë të punësuar, tre i kemi sezonal, por kemi mundësi edhe 10 punëtorë nëse kemi mbështetje financiare ", tha Gagica.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe fermerin Blerim Aliut nga Zajqeci i Kamenicës, i mbështetur edhe nga programi i Qeverisë për bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat