Altin Vitia nga Kosova që iu transplantua zemra nga Suedia dërgohet në Serbi

Aktuale

Altin Vitia nga Kosova që iu transplantua zemra nga Suedia dërgohet në Serbi

Nga: F. B. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:19
Altin Vitia

Si mëson “Telegraf”, Altin Vitia një i ri shqiptar nga Kosova të cilit i është bërë ndërhyrje akute transplantim zemre në Suedi (pas problemeve shëndetësore gjatë qëndrimit atje) do të dërgohet në Serbi.

“Mjekët në Suedi kanë shprehur shqetësimin për të riun sepse secili udhëtim përbën rrezik”, ndërsa ai frikësohet të vij në Serbi sepse nuk di gjuhën serbe, Mësohet se “Këshilli për migrim ka vendosur që Suedia mos të i ofroj kujdes shëndetësor sepse nuk është shtetas me drejta të plota i këtij vendi”, përcjell Bota Sot”.

Bëhet fjalë për të riun 18 vjeçar Altin Vitia, i cili është sëmurë gjatë pushimit në Suedi dhe mjekët i kanë bërë ndërhyrjen akute transplantim zemre, sipas të gjitha gjasave do të transportohet të martën në Serbi për vazhdim trajtimi kanë shkruar mediat suedeze. Në këtë hap zyrtarët suedez kanë vendosur pasi në Kosovë nuk ka kushte që garantojnë shërimin adekuat të Altinit kanë shkruar mediat suedeze.

Këshilli për migrim të martën ka marr vendim për lëshimin e tij nga spitali në qytetin suedez Lundu dhe që ai të transportohet në Serbi, duke besuar se atje do të marr kujdesin vital që ka nevojë. Ndërsa në Suedi nuk mund të qëndroj pasi ai nuk është shtetas me drejta të plota i këtij vendi.

Për Altinin, mjekun e tij dhe avokatin vendimi për depërtimin e tij është mister dhe i pakuptueshëm, pasi sipas tyre ka rrezik për jetën e tij gjatë kohës së deportimit.

“Kurrë nuk kam qenë në Serbi, nuk flas gjuhën serbe dhe nuk kam lidhje me atë vend” ka thënë 18 vjetari nga Kosova.

Kërkohet mbikëqyrje e kujdesshme medicionale

Si transplantues ai duhet të jetë nën mbikëqyrjen e kujdesshme medicionale deri në fund të jetës. Sipas të dhënave të këshillit për migrim, është arritur marrëveshja për përkujdesjen ndaj Altinit në Beograd.

“Gjatë planifikimit të këtij udhëtimi, ministria serbe e punëve të brendshme është njoftuar se Altini ka nevojë për pranim medicional. Këshilli për migrim do të siguroj që ministria  e punëve të brendshme të Serbisë të përmbush nevojën për përkujdesje, pasi organet shtetërore serbe janë njoftuar me historinë e sëmundjes së Altinit dhe shërimin e tij në Suedi, shkruan në kumtesën e këshillit suedez për migrim.

Por, sipas minimit të Qendrës për sëmundje të zemrës të fëmijëve në Lundu, ky vendim assesi nuk mund të jetë i mirë.

“Përcjellja medicionale nuk është siguruar dhe si konstaton këshilli për migrim. Sipas profesorit të spitalit në Beograd, sistemi shëndetësor në Kosovë dhe Serbi janë plotësisht të ndarë dhe Altini nuk do të mbulohet me sigurim të plotë shëndetësor që ekziston në Serbi, ka thënë doktori Karin Tran Lundmark.

"Shqetësuese që Serbia nuk e ka pranuar Kosovën"

Edhe një rrethanë tjetër shqetësuese sipas suedezve është se Serbia nuk  eka njohur Kosovën si shtet i pavarur.

“Trajtimi i këtillë i rastit të pacientit nuk është  e mirë duke pasur parasysh jo stabilitetin politik dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Bëhet fjalë për jetën e tinejxherit 18 vjeçar, pacientit që i është rrezikuar zemra, mungesa adekuate e përkujdesjes mund të nxisin  përfundim fatal, bile edhe ndërprerja e vogël dhe trajtimi i gabuar i shërimit janë kyç për jetën e tij” ka thënë Tran Lundmark.

Përndryshe një ndër shtete me ndikim që ka pranuar pavarësinë e Kosovës ka qenë edhe Mbretëria e Suedisë e cila këtë e ka bërë në fillim të marsit, dy javë pasi Prishtina e pat shpallur shkëputjen në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244, shkruan “Telegraf”.

Altin Vitia pret “çudinë”

Mjekët në spitalin e qytetit Lundu kanë parashtruar një raport të detajuar me argumentim që të evitojnë transportimin e Altinit në Serbi. Shqiptari i ri nga Kosova aktualisht ndodhet në dhomën e spitalit dhe shpreson në çudinë, shkruajnë mediat suedeze.

“Koka më është mbushur me mendime negative. Do të përfundoj në vendin me të cilin nuk kam asnjë lidhje. Natyrisht jam i shqetësuar dhe nuk po e kuptojnë ku më dërgojnë” ka thënë Altin Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat