Gecaj e quan PSD-në “gomë rezerve” për PAN!

Aktuale

Gecaj e quan PSD-në “gomë rezerve” për PAN!

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:28
Shpend Ahmeti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka quajtur Partinë Socialdemokrate - "gomë rezerve" për koalicionin PAN!

Ai ka shkruar në Facebook,  ka publikuar një deklarat që të Shpend Ahmetin , duke thënë se ai flet në “shumës ("vendosëm taksën”), e bën "ispat" me gojën e vetë se (incognito) janë pjesë e qeverisë!”

Postimi i plotë:

PSD - "gomë rezerve" për PAN!

Kur flisja pas sens, ashtu siç po e bëjnë tash e sa kohë zyrtarët e PSD-së, baba im më thoshte se po ja "plassha mullën e barkut”! Nuk e rrëzojmë, thotë PSD, qeverinë me votat e atyre të cilët në fakt e formuan mu këtë qeveri – hajde rrenë hajde! PSD vërtetë nuk e voton mocionin për shkak te sondazheve të pafavorshme, obligimeve të marra nën tavolinë, por edhe pazarllëqeve për pozicionim në qeverisjen e ardhme! Elektorati ta mbajë mend se, përmes këtyre lojërave të ndyra, PSD, në rolin e "gomës rezervë", po e mban gjallë këtë qeveri të mbrapsht, po e lë kryeqytetin pa lidership, si dhe që (nën iniciativat e tyre) i shndërruan institucionet kyçe të republikës në shkelës të kushtetutës!

P.S. Me vetë faktin se në citatin e mëposhtëm Ahmeti flet në shumës ("vendosëm taksën”), e bën "ispat" me gojën e vetë se (incognito) janë pjesë e qeverisë!

Shpend Ahmeti: “Ne nuk jemi të interesuar që këtë qeveri ta rrëzojmë me bashkëpunimin e Listës Serbe. Deri sot vendosëm taksë dhe gjëra tjera e sot të bashkëpunojmë me ta është e palogjikshme. Nuk jemi të interesuar të mbajmë agjendat e tyre nga Beogradi”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat