AKPPM furnizohet me banderola, kjo është vlera e kontratës - Bota Sot
AKPPM furnizohet me banderola, kjo është vlera e kontratës

Aktuale

AKPPM furnizohet me banderola, kjo është vlera e kontratës

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:15
Ilustrim

Agjencia e Kosovës për produkte dhe pajisje medicionale (AKPPM) është furnizuar me banderola.

Kjo Agjenci përmes tenderit ka kërkuar furnizim me banderola të kaltërta dhe të kuqe.

Duke u bazuar në çmimin me të ulët që ofron operatori ekonomik, AKPPM pas vlerësimit të ofertave ka shpërblyer me kontratë kompaninë  “Grup i Operatorëve Ekonomik KOSOVA INFORMATION TECHNOLOGY  SH.A.; Demax Holograms PLC”, Prishtinë.

Vlera e kontratës për furnizim me banderola nga kjo kompani është 339 mijë euro e 696 euro.

Në dosjen e tenderit, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj.

“Furnizim me banderola. 110.000.000 banderola të katërta,  13.500.000 banderola të kuqe”, thuhet në përshkrimin e kontratës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...