Gjermania e interesuar për përshpejtimin e procesit të vizave për infermierët kosovarë - Bota Sot
Gjermania e interesuar për përshpejtimin e procesit të vizave për infermierët kosovarë

Aktuale

Gjermania e interesuar për përshpejtimin e procesit të vizave për infermierët kosovarë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:11
Jens Spahn dhe Uran Ismail

Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë dhe këtë mungesë mund ta kompensojë vetëm me ardhjet nga vendet tjera.

E vendi i parë që ky shtet ka zgjedhur të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, është Kosova.

Kështu deklaroi sot në Prishtinë ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani në fushën e shëndetësisë, e cila shihet si një mundësi për modernizimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Spahn tha se sfidat për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe gjerman janë të ndryshme, pasi vendi nga vjen ai ka popullsinë më të vjetër, teksa Kosova e ka popullsinë më të re. E sipas tij, janë pikërisht këto dallime që nxisin bashkëpunim të mirëfilltë mes të dyja vendeve.

Krahas nevojës së shtetit gjerman ëpr infermierë nga jashtë, ai tha se janë të interesuar të ndihmojë për shkolla sa më cilësore profesionale në Kosovë, si dhe në përshpejtimin e procedurave të vizave për infermierët nga Kosova.

Spahn: Do të ndihmojmë Kosovën në fushën e sigurimit shëndetësor 

“Gjermania ka një ekspertizë më shumë se 125 vjeçare, dhe kemi folur se çfarë rasti është që të bashkëpunojmë edhe në teren, sidomos në fushën e sigurimit shëndetësor. Ne me përvojat tona, në këto dekadat e fundit, që i kemi mbledhur ne Gjermani, dëshirojmë që të ofrojmë përkrahje dhe këshillim, ndërsa në disa pika e dimë edhe se çka nuk do të duhej të rekomandohej. Në anën tjetër kemi edhe përvojat se ku mund të ndihmojmë. Për të dy shtetet është e rëndësishme se me këtë deklaratë kemi një gurthemel të rëndësishëm në fushën e certifikimit dhe kualifikimit të specialistëve të fushës së shëndetësisë... 10:02 Sot kam pasur mundësinë që në ambasadë të shoh procedurat e vizave, konkretisht është interes i joni që të mundësojmë procedura të përshpejtuara për infermierët”, tha ai.

Ai tha se do të ishte mirë që diplomat e infermierisë të njiheshin më lehtë në Gjermani, pasi kjo e fundit ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë.

Spahn: Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë

“Ne kemi nevojë për momentin për rreth 70 mijë infermierë. Ne jemi duke i intensifikuar shkollimet profesionale në Gjermani dhe jemi duke shikuar se çfarë potenciali kemi nëpërmjet kanaleve të rishkollimit, por këtë numër të madh që na nevojitet, do të mund ta plotësojmë vetëm me ardhje me infermierët nga jashtë. Dhe, Kosova ëhstë shteti i parë me të cilin jemi duke nënshkruar marrëveshje të tillë dhe do të kemi edhe me shtete tjera, ndoshta edhe jashtë Evropës”, u shpreh ministri Spahn.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje vendosen themelet e një bashkëpunimi të mirëfilltë të nevojave të dy shteteve.

Ai bëri të ditur se nga qeveria gjermane kanë marrë zotimin për dy nga pikat më kyçe të sistemit të tyre e që janë: menaxhimi spitalor dhe sigurimet shëndetësore.

Ismaili: Kjo marrëveshje mundëson nëj sistem shëndetësor modern

“Sot është një ditë historike për Kosovën ngase për herë të parë po nënshkruajmë një deklaratë të tillë, dhe kur kemi parasysh që aspirantë dhe pikë referente e jona mbetet sistemi gjerman. Kjo marrëveshje, do të krijojë një mundësi të zhvillojmë një sistem shëndetësor modern dhe të qëndrueshëm, i cili përmes institucioneve shëndetësore, që janë plotësisht në shërbim të publikut, do të jenë në gjendje t’i mbrojë qytetarët tanë edhe nga varfëria”, tha Ismaili.

Ndryshe, vizita e ministrit gjerman Spahn në Kosovë vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar. Ndërkaq kjo është hera e parë që një ministër gjerman i shëndetësisë viziton Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...