Kompania Z-Mobile ka dërguar sot te përmbaruesi, ashtu siç kishte kërcënuar, kompaninë publike Telekom për ta ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit për pagesën 25. 9 milionëshe.
Dërgimi i kompanisë publike Telekom te përmbaruesi, si kërcënim për larje të borxhit të arbitrazhit ishte parë si fundi PTK-së.
Liderët e vendit ishin mobilizuar duke premtuar se një gjë e tillë nuk ka shanca të ndodhte. Derisa afati i fundit ishte thënë të ishte në qershor, nga qeveria e Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nuk bënë asgjë për të larë borxhin. Marrëveshja ashtu siç ishte dhënë afati nuk u arrit, e kështu kompania e udhëhequr nga Devollët, vendosi që kërcënimit t’i shkojë deri në fund.
Sipas këtij dokumenti, Telekomi i Kosovës, detyrohet që në afat prej 7 ditësh të ia paguaj kreditorit disa kamata që në total arrijnë shumën e 25 milionëve.
Në rast se kjo nuk ndodhë, Dardafoni ka kërkuar që të caktohet përmbarim i dhunshëm ndaj Telekomit.
“Në rast të PËRMBARIMIT TË DHUNSHËM nuk ka mjete të mjaftueshme financiare në xhirollogarinë bankare të debitorit, atëherë PËRMBARIMI I DHUNSHËM të ekzekutohet përmes mjeteve financiare nga shitja e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit”, thuhet në këtë dokument.
Gazeta pati konfirmuar se ishte menduar që ky borxh të lahej çdo muaj përmes një formë të kredisë, e kompanisë së Devollëve do t’iu jepeshin nga 300 mijë euro. Nuk u bë e ditur pse nuk arriti një dakordim i tillë.
Më 26 prill të këtij vitit, Dardafoni i kishte dërguar një letër zyrtare Telekomit, duke kërkuar që në afat brenda dy javësh të kryhet borxhi, në të kundërtën këta patën kërcënuar me procedura të përmbarimit.