Ministri Bytyqi: KSHC ka rënë ndesh me vendimin e vet

Aktuale

Ministri Bytyqi: KSHC ka rënë ndesh me vendimin e vet

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:10
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në konferencën e mbajtur sot, në lidhje me vendimin e mosakredimtit të tri universiteteve publike, të cilin e ka marrë Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e datës 12 korrik 2019, sipas të cilit, Këshilli nuk duhet të merr asnjë vendim pa pasur një qartësim në lidhje me çështjet që janë ngritur nga Agjencia Antikorrupcion.

Ministri Bytyqi ka sqaruar se, ditë më parë Agjencia Antikorrupcion ka ngritur dyshime për parregullsi në lidhje me përbërjen aktuale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, çështje kjo e cila duhet të sqarohet nga KShC.

“Këto nuk janë vendime të MASHT-it, sepse Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë marrin vendime sipas ligjeve në fuqi. Më duhet të sqaroj se ne kemi pasur një shkresë, e cila ka ardhur nga Agjencia Antikorrupcion, ku disa çështje të cilat janë ngritur në këtë shkresë AKA dhe KSHC ka pasur nevojë t’i qartësojë. Në shkresën e Agjencisë Antikorrupcion thuhet se ka pasur shkelje në përbërjen aktuale të KSHC-së dhe ne ju kemi drejtuar KSHC-së në mënyrë që këto çështje të qartësohen dhe kemi kërkuar mos të kenë vendimmarrje deri në zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka thënë Ministri.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka theksuar se, në mbledhjen e të premtes, të datës 12 korrik 2019, të cilën e ka mbajtur KSHC dhe për të cilën MASHT është njoftuar vetëm përmes shkresës që ka ardhur të dielën nga kryetari i KSHC-së, është thënë se, pas marrjes së letrës nga Ministria e Arsimit, KSHC ka marrë vendim që të presë sqarime shtesë nga Agjencia Antikorrupcion dhe të mos ketë ndonjë vendim deri më 22 korrik 2019.

Ministri Bytyqi ka vlerësuar se, vendimi që sot ka marrë KSHC, nga i cili vendim janë prekur tri universitete publike bie në kundërshtim me vendimin që ky institucion ka marrë të premten.

“Pasi që kemi një kundërshtim të vendimeve nga KSHC, gjegjësishtë Agjencia Kosovare e Akreditimit, presim që kjo çështje të adresohet në qeveri, për të parë cilët do të jenë hapat e më tutjeshëm”, ka thënë ministri Bytyqi, njofton Ministria e Arsimit.

KSHC nuk ka akredituar për vitin akademik 2019-2020 Universitetin e Mitrovicës, Universitetin e Pejës dhe Universitetin e Prizrenit. Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat