Aktakuzë për shkak të kërcënimit ndaj Arben Gashit – reagon Gani Dreshaj

Aktuale

Aktakuzë për shkak të kërcënimit ndaj Arben Gashit – reagon Gani Dreshaj

Nga: A.M. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:04
Gani Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, ka reaguar pasi që i është ngritur aktakuzë, pasi që dyshohet se vitin e kaluar ka kërcënuar deputetin e LDK-së Arben Gashi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “personalisht, qëndroj prapa këtij sqarimi që e kisha dhënë menjëherë pas rastit të ndodhur para pak muajsh në seancën e Kuvendit”.

Postimi i plotë:

Po e lexoj në media një të ashtëquajtur aktakuzë.

Personalisht, qëndroj prapa këtij sqarimi që e kisha dhënë menjëherë pas rastit të ndodhur para pak muajsh në seancën e Kuvendit.

Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë.

Nëse partia ka ndonjë kërkesa nga unë, jam i gatshëm për secilin vendim të mundshëm.

Jam thellë i bindur se njeriu i fundit që duhet të ia ketë frikën drejtësisë në Kosovë, jam unë.

Sinqerisht, Gani Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat