BE i reagon ashpër Haradinajt pasi tha se ‘nuk guxon askush t’i mbyll Universitetin e Pejës, Mitrovicë e Prizrenit’ - Bota Sot
BE i reagon ashpër Haradinajt pasi tha se ‘nuk guxon askush t’i mbyll Universitetin e Pejës, Mitrovicë e Prizrenit’

Aktuale

BE i reagon ashpër Haradinajt pasi tha se ‘nuk guxon askush t’i mbyll Universitetin e Pejës, Mitrovicë e Prizrenit’

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:22
Apostolova, Haradinaj

Zyra e Bashkimi Europian në Kosovë që udhëhiqet nga Natalya Apostolova, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit është i drejt dhe duhet të respektohet.

Zyra e BE’së në Kosovë ka deklaruar se arsimi është prioritet për Kosovën dhe se përmirësimi i tij është absolutisht i domosdoshëm për kosovarët.

Po ashtu në reagim thuhet se vendimi i KSHC’së është i drejt dhe duhet të respektohet nga të gjithë akterët, në veçanti ata të nivelit politik.

“Arsimi është një prioritet i BE-së për Kosovën. Përmirësimi i arsimit në Kosovë është absolutisht i domosdoshëm.

Lidhur me debatin mbi vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ne kemi ndarë deklaratën e mëposhtme me mediat:

Më 15 korrik, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (SQC), ka marrë vendimin për të ndaluar akreditimin e tre universiteteve publike dhe katër kolegjeve private. Ky vendim do të ketë ndikim në regjistrimin e studentëve për vitin e ardhshëm akademik. Ne kuptojmë se këto universitete do të vazhdojnë të funksionojnë dhe që studentët e regjistruar tashmë do të vazhdojnë pa ndërprerje me vitin e ardhshëm akademik.

Ky vendim ishte i vështirë, por i drejtë dhe në përputhje me mandatin e Agjencisë për të siguruar arsimin më cilësor. BE mbështet fuqishëm rolin dhe pavarësinë e agjencisë së akreditimit të Kosovës. Vendimet e saj duhet të respektohen nga të gjithë aktorët e interesuar, në veçanti në nivel politik. Ajo që është në rrezik është qëllimi i arritjes së një kualiteti më të lartë të arsimit të lartë për të gjithë studentët në Kosovë. Ky vendim me shpresë do të hapë rrugën për këto universitete për të përmirësuar cilësinë e performancës së tyre dhe shërbimet e tyre për studentët.

BE-ja është angazhuar për shumë vite në një arsimim më cilësor dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën në të ardhmen.”, thuhet në reagimin e zyrës së BE’së në Kosovë.

Kujtojmë se Haradinaj doli kundër vendimit të KSHC’së për mbylljen e Universitetit të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, ai anëtarët e këtij këshilli i quajti mafia dhe mercenar./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...