Duhanaj: Politika, duhet t'i mbajë duart larg nga procesi i akreditimit - Bota Sot
Duhanaj: Politika, duhet t'i mbajë duart larg nga procesi i akreditimit

Aktuale

Duhanaj: Politika, duhet t'i mbajë duart larg nga procesi i akreditimit

Nga: M.H Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:42
ilustrim

Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC) dje në mbledhjen e 74-të vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.

Me këto vendime, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

Lidhur më këtë ngjarje Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, reagoi negativisht kundër KShC duke e gjykuar vendimin e tyre të gabuar dhe se do të mirren masa.

Lidhur me këtë çështje, Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”,tha se çështaj e akreditimit duhet të mbetët sfidë për të mbrojtur nivelin e arsimit dhe se politika duhet të qëndroj larg këtij procesi:

“Çështja e akreditimit të programeve studimore në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë, është dhe duhet të mbetet një sfidë e vazhdueshme për institucionet në fjalë, qofshin ato kolegje, universitete, private apo shtetërore, në mënyrë të mbrohet niveli i cilësisë së arsimit.

Image
Leon Duhanaj

Në Kosovë, është e instaluar një praktikë e përgjithësimit të gjërave, qoftë për të mirë, qoftë për të keq, si p.sh: që institucionet publike janë me cilësore se ato private këtë rast edhe të paprekshme nga ndonjë kërcënim i mundshëm siç është mosakreditimi. Njëjtë vlenë edhe për kolegjet private. Edhe ato duhet të dëshmojnë cilësi të vazhdueshme dhe asnjëherë të ndjehen komod me gjëndjen e tyre.

Cilësia duhet të dëshmohet në vazhdimësi dhe, kjo duhet të jetë një obligim permanent. Jo, nuk duhet lejuar të akreditohet, asnjë program, në asnjë institucion i cili nuk i plotëson kriteret dhe standardin e cilësisë. Përderisa politika, duhet t'i mbajë duart larg nga ky proces, sepse për studentët, me i dëmshëm është një kuazi "shkollim" se sa një vit pauzë.

Vetë themelimi i universiteteve publike pa asnjë kritet normal, ishte një maskaradë politike për t'i shfrytëzuar si çerdhe për punësim mikitantesh partiak në mënyrë të ruajtjes së pushtetit”, përfundoi Duhanaj, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...