Shkencëtari i Vitit 2018 Driton Vela i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai aktualisht është asistent në Fakultetin e Mjekësisë në UP dhe specialist i mjekësisë interne.
Njoftimi i Vetëvendosjes:
Driton Vela në Vetëvendosje. Tash jemi edhe më të fortë e më të përgatitur. Ai është asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i mjekësisë interne. Definitivisht një profesionist i përkushtuar i profesorëve të gjeneratës së re me arritje të konfirmuara në fushën e shkencës. Dritoni e mori çmimin Shkencëtari i Vitit më 2018. Dhe botoi librin e çmuar nga fusha e mjekësisë - Fiziologjia e Sistemit Kardiovaskular. Shumë të gëzuar që do ta bëjmë së bashku rrugën e mbetur për ndryshimin e domosdoshëm të vendit tonë.