Gecaj i kundërpërgjigjet deputetes së AAK-së: Familjen time ta leni rehat - Bota Sot
Gecaj i kundërpërgjigjet deputetes së AAK-së: Familjen time ta leni rehat

Aktuale

Gecaj i kundërpërgjigjet deputetes së AAK-së: Familjen time ta leni rehat

Nga: H.O. Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:19
Time Kadrjaj/ Bajram Gecaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në një postim në Facebook mbrëmë i ka reaguar zyrtarit të LDK-së, Bajram Gecaj duke thënë se ai është ‘djersitur’ për t’ia bërë votat Hashim Thaçit për President.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një prononcim për “Bota sot”, i është kundërpërgjigjur deputetes Kadrijaj, duke thënë se në atë nuk ka qenë deputet dhe nuk ka pasur se si t’ia bëj Thaçit votat.

“Me kënd të rrish, i tillë edhe bëhesh, thotë populli. Andaj, edhe pse zhgënjyese dhe neveritëse, megjithatë, nuk është fare befasuese kur sheh një përfaqësuese të popullit në rolin e shpifëses. Unë nuk kam qenë deputet në kohën kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur President, prandaj edhe nuk kam mund t’ia bëj votën. Por, edhe po të isha deputet, sipas të gjitha gjasave do ta votoja marrëveshjen e koalicionit, e cila për herë të parë në periudhën e pasluftës e kishte nxjerrë një kryeministër nga radhët e LDK-së, si dhe për herë të parë kishte ngritur një qeveri të cilën partitë e “komandantëve” vetëm mund ta ëndërrojnë”, thotë Gecaj.

Deputetja e AAK-së, kishte shkruar poashtu se vazhdon të ketë respect për familjen e Gecajt.

Zyrtari i LDK-së, thotë se familjen të mos ia përziejnë në poltikë, pasi familja e tij qëndron fuqishëm mbi agjendat ditore, andaj as nuk mund ta lëkundin njerëz si ata.

“Ndërsa familjen time bëni mirë ta leni rehat e mos ta përzieni në politikën ditore, sepse ju e dini mirë se ajo familje qëndron fuqishëm mbi agjendat ditore, dhe se autoritetin e asaj familje nuk munden as ta prekin, as ta ëndërrojnë, as t’i afrohen dhe as ta lëkundin njerëzit si ju”, thekson Gecaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...