Haradinaj vazhdon të përzihet në vendimin e KSHC-së: Po e rrisim najqysh cilësinë, po e marrim naj profesor të huaj

Aktuale

Haradinaj vazhdon të përzihet në vendimin e KSHC-së: Po e rrisim najqysh cilësinë, po e marrim naj profesor të huaj

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të interfesojë në vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që të mbyllë tri universitetet, në Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.

Haradinaj mendon se nuk duhet sjellur aq indifferent, kur bëhet fjalë për fatin e njerëzve.

‘’Duhet ta kuptomë se nuk mundesh me  u sjell aq profesionist indiferent në një vend kur ka të bëjë me njerëz. Mbyllja e programit. Qai që e ka kry shkollën e mesme dhe s’mund të vijë në Prishtinë. Ndalja ee programeve në këtë mënyrë, duhet me u drejtu. Duhet me  i dhanë një afat kohor, bëje këtë ose atë. Unë e shoh tendencën. Kur kam reagu herën e parë, naj dosje s’ta kanë përfillë. Është zor me arsyetu lëndën. Janë kah e bëjnë njëfar krimi me rininë dhe fëmijët tanë.’’ , tha Haradinaj sonte në Rubikon.

Tutje ai thotë se nuk do që t’i mbushë kolegjet private, përderisa populli është fukara.

‘’Nuk guxoj me i mbushë univesitetet private me programe, kur fëmijët janë fukara. Nëse  i ndalë këta fëmijë, 10 mijë atje,e atje në zona rurale. Nuk guxojmë të kallxohemi aq indiferent. Po e marrim një veprim, po sjellim profesorë të huaj  e po errisim cilësinë por nuk guxojmë të sillemi kështu’’, tha ai.

Reagimet e Haradinajt lidhur me këtë vendim u kritikuan mjaft shumë, pasi si kryeministër nuk është parë e udhës që të përzihet në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat