Kjo është treshja që “shkatërroi” Ramush Haradinajn - Bota Sot
Kjo është treshja që “shkatërroi” Ramush Haradinajn

Aktuale

Kjo është treshja që “shkatërroi” Ramush Haradinajn

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:05
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj pas thirrjes nga Gjykata Speciale si i dyshuar, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit.

Mes lotëve, Haradinaj e ka kumtuar lajmin e “hidhur” për të.

E pas kësaj dorëheqje, po akuzohen kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq si skenarist të largimit të Haradinajt për të ua liruar rrugën për planin e tyre për ndarjen e Kosovës.

Kështu po vlerëson prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thekson se tash kjo tresha e ka rrugën e lirë për ndarje dhe copëtim të Kosovës, sipas planeve të Serbisë.

Ja postimi i plotë:

SKENAR I PËRGATITUR MË QELLIM.

Largimi i Haradinaj ishte një skenar nga ata të cilëve u pengonte Ky skenar mund të jetë i treshes: Vuçiq, Thaçi dhe Rama, të cilëve ky ua zuri rrugën në ndarjen e Kosovës.

Tashti këta e kanë rrugën e lirë për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës sipas planeve serbe.

Por ,tani i mbetet vetëm popullit ta mbroj vatanit, ose të pranon turpin si komb dhe të vetëshkatërrohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...