“100 herë me u rrzu, prapë kam me u çu” - Bota Sot
“100 herë me u rrzu, prapë kam me u çu”

Aktuale

“100 herë me u rrzu, prapë kam me u çu”

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 23:19
Ramush Haradinaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje sot nga posti i kryeministrit të vendit – pas ftesës nga Gjykata Speciale.

Bekim Jashari i ka dalur në mbrojtje Ramush Haradinajt dhe ka theksuar se kjo do të jetë vetëm një sprovë që ai do ta kalojë.

Ai gjithashtu zbuloi se Ramush Haradinaj i kishte thënë: “100 herë me u rrzu, prap kam me u çu”.

Ja postimi i tij i plotë:

“Lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.

Kryeministri ynë, Ramush Haradinaj, i kishte kaluar të gjitha këto.

Ka për të kaluar edhe këtë sprovë jo të drejtë dhe gëzimi atëherë do të jetë më i madh.

“100 herë me u rrzu, prap kam me u qu”, shkruan Jashari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...