Pacolli: Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur

Aktuale

Pacolli: Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:21
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Behgjet Pacolli ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker. Ndërsa, pas takimit ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.

Pacolli ka thënë se përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur.

“Takim shumë i rëndësishëm me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat