Hoxhaj: Bislim Zyrapi e Jakup Krasniqi do ta dëshmojnë pastërtinë e UÇK-së - Bota Sot
Hoxhaj: Bislim Zyrapi e Jakup Krasniqi do ta dëshmojnë pastërtinë e UÇK-së

Aktuale

Hoxhaj: Bislim Zyrapi e Jakup Krasniqi do ta dëshmojnë pastërtinë e UÇK-së

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 12:55
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak te ftesës së Gjykatës Speciale, ka thënë se i vetmi agresor në Kosovë ka qenë Serbia.

Pas Haradinajt, u bë e ditur se ftesë për Speciale kanë marrë edhe këshilltari i Presidentit, Bislim Zyrapi dhe Jakup Krasniqi.

“Ka vetëm një krim që ka ndodhur në Kosovë. Ka vetëm një agresor. Ka vetëm një palë viktimë. Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”, ka shkruar Hoxhaj në Facecook.

“Dje, sot dhe nesër jemi me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin të cilët do ta dëshmojnë, si përherë, pastërtinë e luftës”, ka potencuar Hoxhaj në status në Facebook.

Ai në fund tha se nuk ka barazim të krimeve të agresorit me viktimën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...