Flet edhe avokati Arianit Koci për Gjykatën Speciale: Drejtësi e padrejtë

Aktuale

Flet edhe avokati Arianit Koci për Gjykatën Speciale: Drejtësi e padrejtë

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:47
Arianit Koci

Edhe avokati Arianit Koci ka folur për Gjykatën Speciale, të cilën e quan “drejtësi të padrejtë”.

Koci përmes një postimi në Facebook, thotë se, njëherë filloj me Tribunalin e Hagës, pastaj me UNMIK, EULEX, gjykatat vendore e në fund me Dhomat e Specializuara.

E për Gjykatën Speciale, Koci thotë se heton vetëm krimet e supozuara të njërës palë, dhe atë të palës që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Fillon me Tribunalin e Hagës, vazhdon me UNMIK, EULEX, gjykatat vendore, për të përfunduar me Dhomat e Specializura (Gjykata Speciale).

Pesë herë!

Për më tepër, tani Gjykata Speciale heton vetëm krimet e supozuara të njëres pale.

Dhe atë, të palës që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë, prej një pushteti gjenocidal.

Drejtësi e padrejtë!”, shkruan Koci, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat