Çun Lajçi: “Gjarpni” ta çoi ftesën o Ramush - dy herë erdha, por më shkoi Çakorri! - Bota Sot
Çun Lajçi: “Gjarpni” ta çoi ftesën o Ramush - dy herë erdha, por më shkoi Çakorri!

Aktuale

Çun Lajçi: “Gjarpni” ta çoi ftesën o Ramush - dy herë erdha, por më shkoi Çakorri!

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:56
Çun Lajçi

Edhe aktori shqiptar, Çun Lajçi, ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale.

Lajçi në një postim në Facebook, ia ka kujtuar Haradinajt Çakorrin e humbur, duke thënë se “ftesën për Speciale ia çoi Demarkacioni i gabuar me Malin e Zi, përcjell Bota sot.

Lajçi ka fajësuar presidentin Hashim Thaçi se “ia ka sjellë” ftesën Haradinajt nga Gjykata Speciale.

Lajçi i ka thënë Haradinajt që t’i merr me vete edhe 82 deputetët që e votuan Demarkacionin, ndërsa, ka kërkuar që të mos vajtohet për të, pasi sipas tij, ai do të kthehet sërish nga Haga.

Aktori ka parashikuar që do të mbahen sërish protesta në mbrojtje të Haradinajt, mirëpo ai ka thënë se nuk do t’u bashkangjitet atyre.

Postimi i plotë i Lajçit:

Mos vajtoni si për Enver H!

Ramush

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!

Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!

Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!

( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)

Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!

Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!

Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!

Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!

Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!

Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!

Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!

Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri!

Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...