Çfarë do të bëjnë në Gjermani, infermierët që po ikin nga Kosova? - Bota Sot
Çfarë do të bëjnë në Gjermani, infermierët që po ikin nga Kosova?

Aktuale

Çfarë do të bëjnë në Gjermani, infermierët që po ikin nga Kosova?

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Dr. Blerim Syla, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ikjen e mjekëve dhe infermierëve.

Ai ka thënë se shteti duhet të investojë deri 140 mijë euro për të edukuar në mjek dhe në fund këto kuadro po e lënë Kosovën për të punuar në vendet evropiane.

 “Imagjinoni atë njeri që e kemi shkolluar ne, e kemi edukuar, ta merr jashtë, dhe më e keqja është se nuk trajtohen si vendasit atje. Nuk janë ka lidhin kontrata për çka janë duke kryer shkollë.

Këta faktikisht janë si ndihës të infermierëve atje, a shkojnë me Bachelor të kryer dhe shumica e tyre përfundojnë me shkencën e pleqërisë dhe kanë me punu veç me shërby për pleq, me u kujdes për pleq”, ka deklaruar Syla në Telegraf.

Kujtojmë se në Kosovë javën e kaluar qëndroi ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn i cili tha se vendi i tij ka nevojë për mijëra infermierë dhe këtë numër synojnë ta plotësojnë nga Kosova dhe vende tjera. Spahn ka nënshkruar edhe një Deklaratë të Përbashkët me ministrin Uran Ismaili, për të bashkëpunuar më shumë për infermierët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...