Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë Marinkoviç fton politikanët të mbështesin Vuçiqin në luftën për Kosovën

Aktuale

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë Marinkoviç fton politikanët të mbështesin Vuçiqin në luftën për Kosovën

Nga: F.B Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:10
 Vladimir Marinkoviç

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë  Vladimir Marinkoviç ka ftuar të gjithë faktorët politikë në Serbi që të mbështesin presidentin e Serbisë Vuçiq në lidhje me çështjen e Kosovës, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Marinkoviç ka theksuar se Serbinë e pret një luftë e madhe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës në hapat e mëtutjeshëm pas dorëheqjes së kryeministrit Hardinaj, andaj sipas ij kërkohet mbështetje e gjithanshme e politikës së Serbisë.

Duke komentuar vendimin për dorëheqjen e Hardinajt, ai theksoi se shqiptarët së bashku me mentorët e tyre nga perëndimi dëshirojnë që të krijojnë një situatë të atillë që Haradinaj pas kthimit nga Haga të duket si hero.

Marinkoviç për TV Pink ka deklaruar se taksat, ndërhyrja e njësive RSU dhe veprimet tjera në krahinën jugore siç e quan ai Kosovën kanë për qëllim të pamundësohet dialogu.

Kjo është në kundërshtim me atë që angazhohet Vuçiq dhe Serbia, që kërkoi mbështetje të padiskutueshme ndaj tij në këtë përpjekje.

Ai përkujtoi se njeriu I parë angazhohet për dialogun në Ballkan, ndërlidhjen ekonomike dhe modernizimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat