Policia holandeze zbulon se si e vranë Festim Laton, Presidentin e Çamërisë - Bota Sot
Policia holandeze zbulon se si e vranë Festim Laton, Presidentin e Çamërisë

Aktuale

Policia holandeze zbulon se si e vranë Festim Laton, Presidentin e Çamërisë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:34
Festim Lato

Sipas burimeve të policisë holandeze mësohet se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton. Sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Njoftimin e vrasjes e ka bërë Angelo Aliu, i cili firmos si Ali Aliu, kryeministër i Republikës së Çamërisë. Ai shkroi në facebook se është vrarë në Holandë pas një atentati Festim Lato.

“Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm” – thuhet në komunikatë, përcjell in7.

Festim Lato ka lindur në Vlorë më 1 Janar të vitit 1973. Ai u vra sot nga atentatorë të paidentifikuar, thonë njerëz të afërt me të. Nuk dihen as arsyet e vrasjes dhe as nëse ka lidhje me veprimtarinë e Latos për pavarësinë e Çamërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...