Molliqaj: Kurti po i vardiset Thaçit për pushtet

Aktuale

Molliqaj: Kurti po i vardiset Thaçit për pushtet

Nga: A.SH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:46
Dardan Molliqaj

Deputetit i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar në lidhje me atë që Kurti partinë e tij e quajti ‘partiçkë’, duke i thënë se inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial.

Postimi në Facebook:

Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial.

Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t'i vardiset Thaçit për pushtet.

Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi ? (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat