Maliqi: Jemi me Haradinajn moralisht dhe fizikisht

Aktuale

Maliqi: Jemi me Haradinajn moralisht dhe fizikisht

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:14
Ramush Haradinaj

Mbështetjen për kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka shprehur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi.

Teksa ka shpërndarë foto nga takimi i presidentit Ilir Meta me Haradinajn, Maliqi shkruan se vlerësimi dhe besnikëria njihet në ditë të vështira.

Maliqi shkruan “jemi me Haradinajn moralisht dhe fizikisht”.

“Vlersimi, besnikeria, miqesia, mbeshtetja,mirenjohja e lidereve dhe burrave te shtetit njihet ne dite te vështira.Ramushi ditet me te veshtira i kaloj ne luften per clirimin e Kosoves,keto sfida per here te 3 - të në Hage jane motivim per liderin e Kosoves per te ecur i sigurt drejt sfidave per nje Kosove ne BE. Jemi me Haradinajn moralisht dhe fizikisht”, - shkruan Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat