Fjalët e para të Ramush Haradinajt pas dorëheqjes, flet edhe për thirrjen e Hagës

Aktuale

Fjalët e para të Ramush Haradinajt pas dorëheqjes, flet edhe për thirrjen e Hagës

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:50
Ramush Haradinaj

Ish – kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për 22 korrikun e vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është e drejtë dhe legjitime si dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, ky ishte vendim historik për Kosovën ku edhe konfirmoi themelet e pavarësisë tonë.

“Për koincidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike”, shkruan Ramush Haradinaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.

Për koincidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike. RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat