Vjen propozimi: Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre

Aktuale

Vjen propozimi: Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre

Nga: A.Zh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:37
Vjosa Osmani

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka thënë se kjo parti duhet të fitojë zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet të fitojë zgjedhjet pa koalicion me ndonjë parti tjetër dhe se kandidate për kryeministre duhet të jetë Vjosa Osmani, përcejll Bota sot.

Ndërsa, sipas Rexhajt, njeriu më i duhur për kryetar të LDK-së është Kujtim Shala.

Reagimi i Rexhajt:

LDK është në potez, duhen zgjedhjet nacionale të fitohen.

E për t’i fituar zgjedhjet edhe pa koalicion me askënd, duhet vënë në liste kandidate për kryeministre zonjën Vjosa Osmani.

Nisem nga pritjet e shumicës së anëtarësisë së LDK-së që shprehen qe disa vite. Unë ndoshta si LDK-ist qe gati 30 vjet, i kam mendimet e mia për edhe të tjerë, por realiteti shprehet për Vjosën, ku unë pajtohem me shumicën!

Njeriu më i duhur për kryetar të LDK-së Kujtim Shala, do ta bënte LDK-në fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat