Edhe zyrtarisht koalicionit PAN i erdhi fundi!

Aktuale

Edhe zyrtarisht koalicionit PAN i erdhi fundi!

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:37
PAN

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit koalicioni PAN përfundoi zyrtarisht thotë publicisti dhe njohësi i proceseve politike, Dardan Islami.

Përmes një postimi në Facebook, Islami shprehet se, koalicioni PAN përveç disa prioriteteve që i ka prek në çështjet tjera thotë se as 20% nuk e ka përkrahë.

Ai thotë se pas kësaj duhet që presidenti të takohet me subjektet politike dhe të shkojnë në zgjedhje ose të bëjnë një qëveri teknike deri në pranverë.

Ja postimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht perfundoi PAN! Ky koalicion siq kemi thene edhe atehere do ti kete maksimum 2 vite, nese arrin qe ti prek dhe zdhidh disa prioritete! Ato ishin demarkacioni, ushtria, devijimi i dialogut taksa si blerje kohe, deri ne arritje te nje koncensusi te brendshem se si e shohim dhe e deshirojme Kosoven, kur kemi nje Zajdnic te tipit Dodik te nenshkruar ne tavoline, shkembim territoresh qe i frigson krejt kojshite, dhe nje Kosove sipas Ahtisarit plus si nje skenar me i mire i mundshmi, pa harruar Bashkimi Kombtare ne ndonje situat emergjente! Si koalcion i krahut te luftes besoj qe e kan dhen provimin sepse e mbajten burrnin 2 vjet nuk u perlane mes vete, duke treguar seriozitet ne situata te veshtirra! Nuk e kam perkrah qeversisjen e tyre as 20%, por ama pikat e lartpermendura i kan arrite, aq sa ka qen e mundur!

Presidenti duhet ti degjoj tash subjektet nje nga nje, dhe nese sondazhet tregojne se ne zgjedhje mund te kete ndryshim vote, ateher duhet caktuar data e zgjedhjeve sa me pare, por nese sondazhet tregojne se nuk do te kete fitues me mbi 30%, ateher ai duhet ti bind partite per nje qeveri teknike gjithperfshirese deri ne Pranvere, me date te caktuar dhe me nje kncenzus sa me te madh ne raport me temat qe na presin!

Qe jeni per me kry pune, Mimoza Kusari ta qendise nje qeveri teknike, ta lodhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat