Ndotja me azbest, Ministria ndan 650 mijë euro për ta hulumtuar terrenin

Aktuale

Ndotja me azbest, Ministria ndan 650 mijë euro për ta hulumtuar terrenin

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:42
Ndotja me azbest

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- AMMK do të bëjë studim për gjendjen e ndotjes me asbest në Kosovë.

Për këtë projekt, kjo ministri ka hapur tender,  ku vlera e kontratës është 650 mijë euro.

Me këtë projekt, po synohet të bëhet një studim për gjendjen aktuale mbi burimet ekzistuese të deponuara, për sipërfaqen që zënë këto hapësira të kontaminuara dhe llojin e asbestit.

Sipas përshkrimi të kontratës, studimi do të përfshijë disa regjionet e Kosovës(Prishtinë, Mitrovicën e Jugut, Gjilan, Prizren, Gjakove, Ferizaj, Pejë, Hanë te Elezit, Obiliq; Ndërtesa publike administrative. Gypave te ujësjellësit me asbest për furnizim të popullatës me uji të pijes.

Bazuar në këtë fakt akoma është e vështirë për autoritetet lokale dhe qendrore që të dilet më një informatë të saktë për sasinë, madhësia e vend shtrirjes së tyre, burimet etj.

 Një problem tjetër edhe me i madh në këtë drejtim është mungesa e informacioneve të objekteve kolektive në nivel vendi të cilat janë të mbuluara me pullazet me origjinë nga asbesti.

Në këtë kontekst akoma nuk ekzistojnë një informacion në nivel vendi për gypat e ujë sjellit të cilat kanë origjinë nga asbesti

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat