Problem teknik edhe në aeroplanin e linjës Antalia-Prishtinë

Aktuale

Problem teknik edhe në aeroplanin e linjës Antalia-Prishtinë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:10
Aeroplani

Sot në mëngjes, fluturimi OHY 709 i kompanisë ajrore Onur Air në arritje nga Antalia – Turqi pas aterrimit në ANP “Adem Jashari” i është shfaqur një problem teknik por pa ndikim në sigurinë e fluturimit.

“Me asistencë të stafit teknik të aeroportit aeroplani është parkuar pa problem. Menjëherë pas kësaj, kanë intervenuar mekanikët e mjeteve ajrore nga kompania ajrore Adria Airways të stacionuar në aeroport dhe e kanë eliminuar problemin teknik”, thuhet nw njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Aeroplani kishte vonesë në arritje 1 orë e 25 minuta, dhe është nisur për në Antalia në ora 5:58 në vend të kohës së paraparë në 3:30 min.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat