Arif Vladi pranon dekoratë nga presidenti, por ja çfarë thoshte për Thaçin para tri viteve

Aktuale

Arif Vladi pranon dekoratë nga presidenti, por ja çfarë thoshte për Thaçin para tri viteve

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:42
Hashim Thaçi dhe Arif Vladi

Ditën e sotme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarët shqiptar, Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin për kontributin që e dhënë në art.

Ishte Presidenti ai që publikoi fotografitë gjatë dekoratave të dhëna ditën e sotme.

Mirëpo, pikërisht Arif Vladi, në tetor të vitit 2016 kishte thënë në emisionin “Odeon” se nuk do të pranonte një dekoratë nga Thaçi, madje do të ndjehej i ofenduar, ndërsa sot ai shfaqet i buzëqeshur përkrah presidentit.

“Mua më ofendon një dekoratë eventuale nga Hashim Thaçi, nga një president që është zgjedhur duke e ruajtur me policë e kallashnikovë”, ishin fjalët e Vladit atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat