Krasniqi flet për mos konstituimin e kryesisë së PDK’së: Tash më i rëndësishëm është shtabi zgjedhor

Aktuale

Krasniqi flet për mos konstituimin e kryesisë së PDK’së: Tash më i rëndësishëm është shtabi zgjedhor

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:39
Memli Krasniqi

Edhe pse data për zgjedhjet e reja pritet që të caktohet dita ditës, partia e Kadri Veselit ende nuk i ka zgjedhur emrat e kryesisë së re.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një përgjigje për media ka folur rreth mos konstituimit të Kryesisë së re të partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Ai thotë se tashmë për shkak të zhvillimeve të fundit, si parti janë fokusuar tek zgjedhjet e reja dhe organi më i rëndësishëm i partisë në këtë fazë do të jetë ekipi zgjedhor.

Krasniqi thotë se po presin mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më parë.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, fokusi ynë tashmë është vetëm tek zgjedhjet dhe i tërë Këshilli Drejtues do të jetë i angazhuar aktivisht në procesin zgjedhor. Organi më i rëndësishëm në këtë fazë do të jetë shtabi apo ekipi zgjedhor, meqë presim që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë”, ka thënë Krasniqi.

Presidenti i Republikës ndërkohë ka treguar se javën e ardhshme do të fillojë konsultimet me koalicionet dhe partitë politike për të parë se si do të procedohet tutje me zgjedhjet e reja.

PDK-ja ka zgjedhur strukturat e reja në mesin e qershorit, derisa Kadri Veseli është rikonfirmuar në krye të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat