Selmanaj me deklaratë të fortë: LDK është partia e vetme politike në Kosovë, të tjerat janë grupe kriminale

Aktuale

Selmanaj me deklaratë të fortë: LDK është partia e vetme politike në Kosovë, të tjerat janë grupe kriminale

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:21
Driton Selmanaj

Driton Selmanaj është i ftuar në një emision televiziv të quajtur Debat Plus në TV Dukagjini përballë analistit Astrit Gashi dhe gazetarit Muhamet Hajrullahu dhe Fidan Rama.

Gashi e ka sulmuar LDK-në duke thënë se brenda saj ka grupe mafioze, dhe më vonë duke shtuar se kjo parti krejt programin e saj politik e ka të kopjuar nga Partitë Popullore Evropiane.

Deputeti i LDK-së ndërkohë ka mbrojtur vazhdimisht partinë e tij, madje duke shtuar se të gjitha partitë e tjera politike në Kosovë në fakt nuk janë parti politike por grupe kriminale. Në veçanti, Selmanaj e ka përmendur PDK-në dhe AAK-në, duke thënë se janë parti klienteliste, familjare e fisnore.

Ndërkaq, për Vetëvendosjen ai ka thënë se është në proces për t’u bërë parti politike – duke dëftuar kësisoj afërsinë e krijuar së fundi mes partisë së tij dhe partisë së Kurti.

Driton Selmanaj duket se ka harruar të gjitha incidentet e ndodhura në muajt e fundit në degët dhe nëndegët e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat