Akuza ndaj Haradinajt: Derdhi lot dhe nisi fushatën për zgjedhjet e reja

Aktuale

Akuza ndaj Haradinajt: Derdhi lot dhe nisi fushatën për zgjedhjet e reja

Nga: A.ZH Më: 25 korrik 2019 Në ora: 22:39
Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, ka akuzuar Ramush Haradinajn pas dorëheqjes së tij.

Nagavci ka thënë se Haradinaj kur dha dorëheqje deklaroi se po e bënte për të mirën e Kosovës, ndërsa në Hagë mbrojti veten në heshtje.

Më pas, sipas saj, Haradinaj derdhi lot dhe filloi fushatën për zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.

Reagimi i Nagavcit në Facebook:

Ish Kryeministri Haradinaj, i cili kur dha dorëheqje u deklarua se po e bën për të mirën e Kosovës, shkoi në Hagë dhe nuk e tha asnjë fjalë.

Pra, deklaroi se u mbrojt në heshtje.

U konsultua me këshilltarët ligjor dhe mbrojti veten, pasi derdhi ca lot dhe filloi fushatën për zgjedhjet e reja./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat