Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, tha se kurrë në jetë nuk i bjen pishman për dorëheqjen që e bëri para një jave.
Ai tha se pas dorëheqjes së tij, janë ankuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe bashkëpunëtori i tij, Ivica Daçiq.
Madje, këta dy ai i ka lidhur edhe me disa shqiptarë, për të cilët tha se sikurse Vuçiq dhe Daçiq janë ankuar duke thënë se dorëheqja e tij ka qenë për poena politikë.
“I kam lexu disa pikëpamje edhe më ka ra përshtypje. I pari që po ankohet është Vuciqi dhe Daciqi, ka pasur edhe në Kosovë që janë ankuar, duke thënë se e ka bërë për poena politikë. S’kam koment për ta. Pishman kurrë në jetë nuk i bie”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj kërkoi që sa më parë në Kosovë të organizohen zgjedhjet e parakohshme.