Haradinaj tregon si u përgjigj në pyetjet e bëra në Gjykatën Speciale

Aktuale

Haradinaj tregon si u përgjigj në pyetjet e bëra në Gjykatën Speciale

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, mbrëmë u kthye nga Haga, ku ishte marrë në pyetje nga Prokurori Special brenda Gjykatës Speciale.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka treguar se pyetjet drejtuar atij në Gjykatën Speciale, nuk kanë qenë për një rast specifik, por vetëm si bashkëbisedim.

Ai tha se në konsultim me mbrojtjen ligjore të tij, kanë marrë vendim që të mbrohen në heshtje, duke mos iu përgjigjur asnjë pyetje të bëra nga Prokurorët brenda Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat